Parashikimi i motit për të shtunën

  • 28 shtator 2019 - 08:24
Parashikimi i motit për të shtunën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndjeshëm parashihet të rriten, duke shënuar vlerat ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.

Parashikimi për datat 28 shtator – 2 tetor:

28.09 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

29.09 – Shumë ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

30.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

1.10-2.10 – Të martën, ngrohtë, intervale me vranësira dhe diell. Ditën e mërkurë, mot i ngrohtë, i kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10C deri në 12C, e ato maksimale nga 25C deri në 27C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 1-6m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të pësojë rënie, e nga mesi i javës së ardhshme do të zbres edhe nën vlera normale.

Image

(Kosova Sot Online)