Dita e katër e fushatës zgjedhore

  • 28 September 2019 - 08:39
Dita e katër e fushatës zgjedhore

Sot në Kosovë vazhdon dita e katër e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Fushata e nisur katër ditë më parë dhe përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.



Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869. Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.

(Kosova Sot Online)