Gruaja amerikane akuzohet për vrasjen e të birit 5 vjeç dhe varrosjen e tij në fushë

  • 28 September 2019 - 11:18
Gruaja amerikane akuzohet për vrasjen e të birit 5 vjeç dhe varrosjen e tij në fushë

Joann Cunningham nga Shtetet e Bashkuara po akuzohet për vrasjen e djalit të vet 5 vjeç. Ajo gjatë një interviste në burg tha se kurrë nuk do ta lëndonte atë. Trupi i vogëlushit u gjet i varrosur në një fushë pranë shtëpisë tri ditë pasi prindërit e kishin shpallur të zhdukur.

Ajo dhe burri i saj u arrestuan në muajin maj pasi trupi i djalit të tyre u gjet i varrosur në një fushë në Illinois të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet zbuluan se ai ishte rrahur për vdekje nëntë ditë para se të varrosej. Çifti u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave për vrasje, por nuk kanë dhënë sqarime se si mund të ketë vdekur djali i tyre.

Gjatë një interviste për televizionin CBS, të zhvilluar në burg, Joann tha se kurrë nuk do ta lëndonte djalin dhe u duk se po e fajësonte burrin e saj, i cili ia kishte treguar policisë vendin ku ishte varrosur vogëlushi.

“Më parë do ta vrisja veten sesa ta lëndoja familjen time”, tha ajo gjatë intervistës duke qarë. Gruaja gjithashtu pranoi se ka përdorur drogë gjatë shtatzënisë.
 

Image

“Nëse e ka bërë burri, ai duhet të jetë i guximshëm dhe t’i tregoj policisë, në mënyrë që askush të mos vuajë”, shtoi ajo.

Pasi policia e kishte gjetur trupin e djalit, u mor vesh se punëtorët e shërbimeve sociale e kishin vizituar 17 herë shtëpinë e kësaj familjeje. Ata jetonin në hapësirë shumë të papastër. Burri dhe gruaja kishin pranuar se janë përdorues të drogës.

Gjykimi kundër gruas do të fillojë këtë vit, ndërsa mjekët kanë vlerësuar se shëndeti i saj mendor është në gjendje stabile dhe e bënë atë përgjegjëse penalisht, shkruan “Daily Mail”. 

(Kosova Sot Online)