Akuzat e rënda ndaj Pacollit për lidhjet e tij kriminale, kërkohet ndërhyrja e CIA-së dhe AKI-së

  • 28 September 2019 - 15:01
Akuzat e rënda ndaj Pacollit për lidhjet e tij kriminale, kërkohet ndërhyrja e CIA-së dhe AKI-së

"Unë mendoj që për këtë rast duhet të ndërhyjnë CIA dhe AKI-ja, me këtë formë besoj që Behgjet Pacolli dhe Enrique Rais do të kapen flagrancë kriminale dhe të arrestohen. Në qoftë se tani tentojmë që ti arrestojmë, mendojë që nuk do të ketë sukses për shkak se do ti gjejnë dëshmitarët e rrejshëm për tu shpëtuar nga arrestimi i tyre", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme në detyrë, sipas analistëve politikë, ka lidhje të dyshimta me një grup kriminal në Amerikë, krejt kjo pasi në kompaninë amerikane “Rais Group International NC, LLC”, të Enrique Rais, Behgjet Pacolli figuron si menaxher i kësaj kompanie.

Analistët thonë se Pacolli në vitin 2011, atë kohë në pozitën e zëvendëskryeministrit kishte nominuar "kriminelin" Enrique Rais, për një post diplomatik në Honduras, i cili do të vinte edhe me imunitet diplomatik.

Ndryshe, sipas një artikulli të botuar më 2015 nga revista salvadoriane Revista Factum dhe në faqen e internetit simotër për Krime të Organizuara dhe Projektit për Raportim të Korrupsionit, Insight on Crime, më 2010, një vit pasi u takua Pacolli me Raisin, grupi inxhinierik Mabetex në pronësi të të parit ia shiti të dytit një apartament në Hotelin Sëiss Diamond në Lugano. Artikulli ishte bazuar në korrespondencën e raportuar se u dërgua nga e-maili personal i Raisit.

E analistët thonë se kjo është dëshmi se Pacolli ka bashkëpunuar me vite me një "kriminel" si Enrique Rais, ku sipas tyre ky është edhe një skandal i radhës nga Behgjet Pacolli, i cili e ka shkatërruar dhe po vazhdon ta shkatërrojë diplomacinë kosovare.

Image
Dardan Grapci

Duke folur lidhur më këtë temë, për "Kosova Sot Online", foli analisti politik, Dardan Grapci tha se për Behgjet Pacollin nuk ka çka të folët më tepër, pasi dihet qysh në vitet e hershme ka qenë i lidhur me Rusinë.

"Pse pra drejtësia amerikane deri më sot ka heshtur duke e ditur që Enrique Rais është një kriminel?, ku kanë qenë drejtësia amerikane kur Behgjet Pacolli ia ka shitur një apartament në Hotelin Swiss Diamond në Lugano? , Ku kanë qenë?!. Për Behgjet Pacollin nuk kemi çka të flasim më tepër, veçse ta pranojmë realitetin se ky që nga vitet e mëparshme edhe në kohen e ish-Jugosllavisë ka qenë i lidhur ngushtë me rus, ka qenë i lidhur ngushtë me mafinë ruse në atë kohë, kurse ku po e vërehet Behgjeti që më nuk po i ec me rus për shkak të trysnisë që e ka nga ambasada amerikane në Prishtinë, ka ndryshuar strategji", tha Grapci për "Kosova Sot Online".

Sipas Grapcit, në këtë rast duhet të ndërhyjë CIA dhe AKI-ja.

"Unë mendoj që për këtë rast duhet të ndërhyjnë CIA dhe AKI-ja, me këtë formë besoj që Behgjet Pacolli dhe Enrique Rais do të kapen flagrancë kriminale dhe të arrestohen. Në qoftë se tani tentojmë që ti arrestojmë, mendojë që nuk do të ketë sukses për shkak se do ti gjejnë dëshmitarët e rrejshëm për tu shpëtuar nga arrestimi i tyre. Prandaj nuk është çudi që Kosovën po e udhëheq mafia, por Behgjet Pacolli si ish- ministër i jashtëm i Kosovës, i ka sjellë vetëm dëme dhe rrezik këtij vendi, duke bërë skandale nëpër takimet e tij me liderët e vendeve evropian dhe atë amerikan", përfundoi Grapci për "Kosova Sot Online".

Ndryshe, sipas një artikulli të botuar më 2015 nga revista salvadoriane Revista Factum dhe në faqen e internetit simotër për Krime të Organizuara dhe Projektit për Raportim të Korrupsionit, Insight on Crime, më 2010, një vit pasi u takua Pacolli me Raisin, grupi inxhinierik Mabetex në pronësi të të parit ia shiti të dytit një apartament në Hotelin Sëiss Diamond në Lugano. Artikulli ishte bazuar në korrespondencën e raportuar se u dërgua nga e-maili personal i Raisit.

(Kosova Sot Online)