Akuzat e rënda: Ky është mashtrimi i madh për zgjedhjet e 6 tetorit

  • 28 September 2019 - 17:52
Akuzat e rënda: Ky është mashtrimi i madh për zgjedhjet e 6 tetorit

“Shembujt e këqij kemi nga fushatat e kaluar ku premtoheshin qindra mija vende pune, ndërsa me qeverisjen e PAN-it, jo që nuk patë vende pune, përpos për njerëzit e tyre të afërt, familjar, e militant partiak, por u bë zvogëlimi I vendeve të punës sidomos me mungesën e investimeve nga jashtë, zhvatja e biznesit, haraçi që e bënë Kosovën një ambient të papërshtatshëm për zhvillimin ekonomik dhe biznesor”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

ëEthet e humbjes së pushtetit të cilat i kanë kapur ish partnerët e koalicionit PAN, sipas vlerësimit të analistëve politikë, po i detyrojnë që edhe në këto zgjedhje ta përsëritin storjen e zgjedhjeve të kaluara, duke premtuar investime qindra milionëshe në fusha të ndryshme, që i kishin premtuar edhe në mandatin e kaluar, por nuk i kishin realizuar, madje as nuk i kishin planifikuar që t’i kenë si program qeverisës së paku.

Image
Nexhat Haziri

Kështu e thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri.

“Premtimet qindra milionëshe në këtë fushatë zgjedhore, nga partitë politike, siç ishte premtimi I Fatmir Limajt nga NISMA për 500 milion investime në bujqësi, janë premtime pa mbulesë që shërbejnë vetëm për fushatë zgjedhore dhe manipulim me opinionin. Bazuar edhe në premtimet qindra milionëshe edhe të kandidatëve të tjerë për kryeministër në të gjitha sektorët, të bënë të mendosh se buxheti I Kosovës është sa edhe vet buxheti i Gjermanisë, e jo një buxhet që mezi e kalon në shifra reale 2.3 miliard euro”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Për më tepër, sipas Hazirit, me këto premtime astronomike, qytetari akoma më shumë po e humbë besimin tek ish pushtetarët, sepse tanimë secili e din dhe është edukuar aq sa ta kuptojë mundësinë buxhetore të shtetit të Kosovës dhe kapacitetin për investime nga ky buxhet.

“Këto premtime megalomane jo vetëm që janë të pa realizueshme, por më pas edhe rrisin zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës dhe natyrisht krijojnë mos besim në institucione e që po ashtu prodhojnë edhe emigrimin e qytetarëve si rezultat I pamundësisë së këtyre partive që të realizojnë atë çfarë kanë premtuar në rast ta ardhjes së tyre në pushtet, dhe këtu partitë politike duhet të jenë shumë të kujdesshme që të bëjnë premtime reale të cilat kanë një kosto të përballueshme buxhetore e jot ë premtojnë në “hava”, theksoi analisti Haziri.

Ai po ashtu ka rikujtuar se të njëjtën metodë të premtimeve të bujshme, mashtruese, e pati përdorë para dy mandatesh PDK-ja, kurse në mandatin e kaluar e gjithë përbërja e shkuar e koalicionit PAN.

“Shembujt e këqij kemi nga fushatat e kaluar ku premtoheshin qindra mija vende pune, ndërsa me qeverisjen e PAN-it, jo që nuk patë vende pune, përpos për njerëzit e tyre të afërt, familjar, e militant partiak, por u bë zvogëlimi i vendeve të punës sidomos me mungesën e investimeve nga jashtë, zhvatja e biznesit, haraçi që e bënë Kosovën një ambient të papërshtatshëm për zhvillimin ekonomik dhe biznesor. Nuk duhet të përsëriten mashtrimet e z. Thaçi si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e kaluara kur premtonte 400 milion euro për Prizrenin evropian, 300 milion për Ferizajn evropiane, 500 për Prishtinën evropiane, investime që nuk ndodhën kurrë dhe sot realiteti flet ndryshe, ku këto qytete dhe Kosova në përgjithësi është vendi më I izoluar dhe më i varfër në rajon dhe më gjerë”, tha Nexhat Haziri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)