Zbardhen detajet, akuza tronditëse për Pacollin: Ja lidhjet e tij me kriminelin ndërkombëtar

  • 29 September 2019 - 07:32
Zbardhen detajet, akuza tronditëse për Pacollin: Ja lidhjet e tij me kriminelin ndërkombëtar

Qarri: Hashim Thaçi dhe mafiooligarku Behgjet Pacolli, janë shndërruar në rrezikun kryesor për Kosovën...

Sipas analistëve politikë, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme në detyrë, ka lidhje të dyshimta me një grup kriminal në Amerikë, krejt kjo pasi në kompaninë amerikane “Rais Group International NC, LLC”, të Enrique Rais, Behgjet Pacolli figuron si menaxher i kësaj kompanie.

Image
Gani Qarri

Analistët thonë se Pacolli në vitin 2011, atë kohë në pozitën e zëvendëskryeministrit kishte nominuar "kriminelin" Enrique Rais, për një post diplomatik në Honduras, i cili do të vinte edhe me imunitet diplomatik.

Ndryshe, sipas një artikulli të botuar më 2015 nga revista salvadoriane Revista Factum dhe në faqen e internetit simotër për Krime të Organizuara dhe Projektit për Raportim të Korrupsionit, Insight on Crime, më 2010, një vit pasi u takua Pacolli me Raisin, grupi inxhinierik Mabetex në pronësi të të parit ia shiti të dytit një apartament në Hotelin Swiss Diamond në Lugano. Artikulli ishte bazuar në korrespondencën e raportuar se u dërgua nga e-maili personal i Raisit.

E analistët thonë se kjo është dëshmi se Pacolli ka bashkëpunuar me vite me një "kriminel" si Enrique Rais, ku sipas tyre ky është edhe një skandal i radhës nga Behgjet Pacolli, i cili sipas analistëve, e ka shkatërruar dhe po vazhdon ta shkatërrojë diplomacinë kosovare.

"Për shkak të trafikimit të drogës dhe kooketimet të tij me grupet e krimit të organizuar, kartelet dhe politikanët e korruptuar kjo nuk e ka penguar, mafio-oligarkun rusofil Behgjet Pacollin, që nga pozita e Zëvendës-Kryeminstrit të Kosovës më 2011, ta nominonte pikërisht narkotrafikantin Enrique Rais, konsull nderi të Kosovës në Honduras,duke i siguruar atij edhe imunitet diplomatik", tha analisti politik, Gani Qarri.

Sipas tij, Behgjet Pacolli edhe në postin e ministrit të Punëve të Jashtme nuk i ka ndërprerë lidhjet me narkotrafikant të kërkuar ndërkombëtarisht.

Për aq më keq,Behgjet Pacolli edhe nga posti i ministrit të Punëve të Jashtme, nuk i ndërpreu asnjëherë lidhjet e dyshimta me këtë narkotrafikant të kërkuar ndërkombëtarisht dhe biznesmen të ndjekur nga drejtësia amerikane për bashkëpunim me grupe kriminale, kompani fantome dhe politikan të korruptuar, lidhje të cilat ndërmjet tyre edhe sot vazhdojnë. Ndaj secili banor dhe qytetar i Kosovës, duhet të ngritë zërin dhe pyes me shqetësim të pafund, se a ka fare ky vend prokurori, gjyqësi dhe sistem të drejtësisë, që nuk kanë hetuar asnjëherë këto fakte, apo që të gjithë janë shitur dhe përfshirë në korrupsion e krim të organizuar. Përndryshe është e pamundur të kuptohet se si rusofili Behgjet Pacolli jo vetëm që vazhdon kooketimin me këtë narkotrafikant, por figuron edhe si menaxher në kompaninë “Rais Group International NC, LLC”, të narkotfafikantit nga El Salvadori, Enrique Rais", shtoi Qarri për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, përderisa prokuroria inekzistente e Kosovës deri më tani nuk zbardhi asgjë, mbetet tejet e dyshimtë se si guxoi Pacolli ta emëronte në vitin 2011 kriminelin Enrique Rais, nga El Salvadori në një post diplomatik të Kosovës në Honduras,nga pozita e zëvendës-kryeministrit, duke i siguruar atij edhe imunitet diplomatik.

"Demagogjia e Behgjet Pacollit, shkon aq larg sa që në njërën anë, pa fije turpi na flet për marrëdhënie korrekte dhe miqësi të përhershme me SHBA-t, ndërsa në anën tjetër, ai vet edhe si ministër i jashtëm i Kosovës, vijon lidhjet kospirative me narkotrafikantin salvadorian Enrique Rais. Madje përveçse Pacolli mori guximin ta emërojë këtë narkotrafikant edhe konsull nderi të Kosovës, sot na del se ky vet është menaxher i kompanisë ‘Rais Group International NC,LLC’, kompani që në dokumentet e drejtësisë amerikane figuron si ‘subjekt i hetimit ndërkombëtar për kooketimet e tij me grupe kriminale të organizuara, kompani fantazmë, kartele, si dhe politikanë të korruptuar!”.

“Për aq më tepër, Behgjet Pacolli, përveç se u bë njëri nga ‘menaxherët’ e kësaj kompanie kriminale, sipas një artikulli të botuar më 2015 nga revista salvadoriane "Factum", faqen e internetit simotër për Krime të Organizuara dhe Projektit për Raportim të Korrupsionit, Insight on Crime, më 2010, një vit pasi Behgjet Pacolli u takua me Raisin, grupi inxhinierik Mabetex në pronësi të Pacollit ia shiti Enrique Rais-it edhe një apartament në Hotelin Swiss Diamond në Lugano", shtoi Qarri.

Sipas Qarrit, artikulli i bazuar në korrespondencën e raportuar nga e-maili personal i Raisit, dëshmon katërçipërisht se Pacolli, për vite të tëra ka bashkëpunuar me të.

“Artikulli dëshmon se Pacolli me vite ka bashkëpunuar me një "kriminel" dhe narkotrafikant si Enrique Rais, si dhe mban lidhje të vazhdueshme me kriminelë te tjerë te këtij kalibri dhe Rusinë e Putinit,fakt i cili bëri që partia e Pacollit në zgjedhjet e vitit 2014, të mos arrinte të futej as në parlament! Behgjet Pacolli, jo vetëm që përflitej se një kohë ishte edhe nën hetimet e drejtësisë zvicerane, por edhe gazeta gjermane “Die Welt am Sonntag”, nënvizonte se Pacolli është demaskuar për rroga të papaguara, akuza për korrupsion e kontakte me Rusinë, i cili megjithëse shumica dërmuese e shqiptarëve dëshirojnë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, Pacolli vijon të mbajë kontakte me Moskën,që lufton SHBA-t, NATO-n dhe Perëndimin", theksoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Qarri deklaroi se në vitin 2011, Pacolli së bashku me intervenimet e presidentit Thaçi u bë presidenti i 3-të atë kohë.

“Për aq më keq, me intervenimin e kuislingut Hashim Thaçi në vitin 2011,Behgjet Pacolli qe emëruar për kohë të shkurtër President i 3-të i Republikës së Kosovës,ndërsa pas rrëzimit të tij nga Kushtetuesja, ai mori postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës. Por përkundër faktit se kuislingu Hashim Thaçi dhe mafiooligarku Behgjet Pacolli janë shndërruar në rrezikun kryesor për Kosovën, jo vetëm se nuk janë marrë në pyetje asnjëherë nga prokuroria, por përderisa Thaçi ushtron postin e të parit të shtetit të cilin, përdit e më tepër e kërcënon me ndarje e copëtim,nga viti 2017 e këndej edhe mafio-oligarku rusofil Behgjet Pacolli, është Zv.Kryeministri i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme,të cilët përveç rrezikut permanent për Kosovën, siç dëshmohet së fundi,ata tanimë po merren me rritjen e tërheqjes së njohjeve të shtetit të Kosovës dhe shkatërrojnë tërësisht edhe diplomacinë kosovare", përfundoi analisti politik, Gani Qarri për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)