Të shtëna me armë zjarri në ... plagoset një person

  • 29 September 2019 - 09:11
Të shtëna me armë zjarri në ... plagoset një person

Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Burrel, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosur ka mbetur një 70-vjeçar, me inicialet Sh.Sh,. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 19.30, dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasi Sh.Sh, rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

(Kosova Sot Online)