Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Austri, tri gra shqiptare synojnë parlamentin

  • 29 September 2019 - 09:28
Sot mbahen zgjedhjet e parakohshme në Austri, tri gra shqiptare synojnë parlamentin

Të dielën ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Mbajtja etyre erdhi pas prishjes së koalicionit qeveritar për shkak të një video-skandali.

Sipas rezultatit të sondazheve, shumicën e votave pritet t’i fitojë Partia Popullore e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Sidoqoftë, pritet që ai të mos mund të marrë mbi 50 për qind të votave dhe do të ketë nevojë të hyjë në koalicion me një parti tjetër për ta formuar qeverinë.

Në këto zgjedhje të cilat mbahen të parakohshme, të drejtë vote kanë edhe shqiptarët me nënshtetësi austriake e të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri.

Për njërën nga 183 ulëset në Parlamentin e Austrisë synojnë edhe tri kandidate shqiptare. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) si edhe Serafina Demaku nga partia SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë).

(Kosova Sot Online)