Këto janë qytetet ku sot e mban fushatën Fatmir Limaj

  • 29 September 2019 - 09:36
Këto janë qytetet ku sot e mban fushatën Fatmir Limaj

Koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë, sot do të ketë takime të ndryshme me qytetarët e Kosovës.

Takimin e parë e kanë paralajmëruar në orën 16:00 në Komunën e Klinës. Ky takim do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti.

Pas Klinës, ky koalicion do të udhëtojë për në Gjakovë. Në orën 18:00 takimi me qytetarët do të mbahet në Hotel “Pashtriku” të këtij qyteti.

Kur përfundon takimi me qytetarët e Gjakovës, koalicioni mes Nismës, AKR’së dhe PD’së do të gjendet në Pejë. Atje do të mbajë tubim me qytetarët në orën 19:00.

(Kosova Sot Online)