“Çartet” Haki Abazi me Kadri Veselin: Të tregojë kush i vrau...

  • 29 September 2019 - 12:34
“Çartet” Haki Abazi me Kadri Veselin: Të tregojë kush i vrau...

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Abazi thotë se, Veseli nuk ka kapacitet me kuptu se çka është SHBA e lere më marrëdhënien me Albin Kurtin.

Abazi tutje shprehet se, Veseli duhet me i tregu LDK-së dhe Kosovës se kush i ka vrarë patriotët shqiptarë. 

“Kadri Veseli nuk ka kapacitet as me kuptu se çka është SHBA e lere më marrëdhënien me Albin Kurtin. Ai duhet të i tregojë LDK dhe gjithë Kosovës se kush ka vrarë patriotët shqiptarë dhe nuk duhet ta kapë paniku nga shteti i së drejtës dhe gjyqësia e pavarur që LVV dhe Qeveria Kurti e ka prioritet numër 1”, shkruan Abazi.