Për 24 orë 37 aksidente trafiku

  • 29 September 2019 - 12:50
Për 24 orë 37 aksidente trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 37 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë regjistruar 37 aksidente në komunikacion.

Sipas raportit 24 orësh, nga 37 aksidente, 15 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 22 vetëm me dëme materiale. 

Po ashtu bëhet e ditur se Policia e Trafikut gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën ka shqiptuar 1234 tiketa për kundërvajtje të ndryshme. Nga ta 7 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)