Mustafa: Vetëm LDK-ja mund ta reformoj arsimin, tjerët janë me diploma politike

  • 29 September 2019 - 12:58
Mustafa: Vetëm LDK-ja mund ta reformoj arsimin, tjerët janë me diploma politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha të dielën gjatë Konventës së LDK-së për arsimin se program i kësaj partie garanton reformimin e sistemit arsimor të Kosovës.

Duke folur për programin e shpalosur nga kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe nga Xhavit Rexhaj, Mustafa tha se ajo çka dëgjuam tregon qartë që ne i dimë qëllimet tona dhe se objektivat tona mund të realizohen.  

“LDK ka njerëz dhe mund ta realizoj programin e vet. Partitë tjera tentojnë të prezantojnë programet e tyre për arsimin. Por, ata s’mund ta reformojnë sistemin arsimor dhe t’ia përshtatin atë nevojave që kanë gjeneratat e reja. Sepse ata për vete janë të pashkolluar. Janë me diploma politike”, tha Mustafa. 

Mustafa u shpreh i bindur se qeveria e re e drejtuar nga kryeministrja Vjosa Osmani, do ta realizoj ndryshimin e madh në arsim që i duhet Kosovës, duke shtuar se reforma e LDK-së për arsimin do ta bëjë shkollën ashtu siç janë nxënësit e sotëm dhe gjeneratat e reja të nxënësve të Kosovës.

(Kosova Sot Online)