Reagon vëllai i Ahmet Krasniqit: Kjo është e vërteta, ka një mesazh për PDK-në

  • 29 September 2019 - 13:08
Reagon vëllai i Ahmet Krasniqit: Kjo është e vërteta, ka një mesazh për PDK-në

Në media gjatë ditës së djeshme qarkulloi lajmi se në PDK janë anëtarësuar familja e heroit të kombit, Ministrit të parë të Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit.

E sot përmes një reagimi, Behxhet Krasniqi vëllai i kolonel, Ahmet Krasniqit ka sqaruar gjithë të vërtetën duke përgënjeshtruar lajmet e djeshme.

Reagimi i plotë:

Sqarim:

Me rastin e aderimit te Aziz Faik Krasniqi-Zhilivoda ne PDK.

Njoftojm opinjonin se Azizi ne kete parti ka aderue fikalli vetem dhe se ne ket aderim nuk i eshte bashkangjit asnje pjestar tjeter i familes se Aziz Zhilivodes dhe Ahmet Krasniqit.

Portalet dhe disa mjete te informimit,per ket rast kan plasue genjeshtra dhe gjysem te verteta,vetem sa per klikime dhe shikueshmeri...!

Ne po jetojm ne nje kohe krizash, ekonomike dhe morale.

Prandaj nuk perjashtohen edhe raste te tilla,qe nganjeher jan befasuese dhe te pa pritura per opinjonin ne Kosove.

Me ket rast,po dihet qe PDKs po i duhen bllofe te tilla,ne kohe fushatash zgjedhore,me u mundue me i joshe njerzit me lloj premtimesh me te vetmin qellim,sa me e mashtrue elektoratin e tyre,gjeja se jan te mire dhe te preferuar edhe nga familet e medha...!

Azizi,tashme eshte i moshes madhore,andaj ne nuk pretendojm me i ba presion,as me ja ndalue aderimin ne akcilin formacion politik.

Ai e din vet,pse dhe si ka perfundue ne PDK.

Urojm ta ket shendetin,dhe te jet i vetedishem per secilin hap qe e qet tash e tutje,si i veshur me petkun politik.

Ps;kete shkrim sqarues e bera pasi u konsulltova me rrethin e gjer familjar...

Behxhet Krasniqi.

(Kosova Sot Online)