Eksperti i legjislacionit zgjedhor godet rëndë partitë politike

  • 29 September 2019 - 13:06
Eksperti i legjislacionit zgjedhor godet rëndë partitë politike

“Në mungesë të ideve , programeve dhe të njohurive se si të ndryshojnë shtetin dhe jetën në të mirë të qytetarit, po ndodhin më shumë përplasje verbale e personale ne debate, se sa që po zbardhen ide progresive e premtuese. Pra, debatet janë muhabete ad hok, pa program, ka individ që flasin nga përvoja e tyre personale e që nuk kanë vizion të partisë për fushën e caktuar, pra individ që merren me fushat e flasin për vizionin personal të tyre”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Image
Blerim Burjani

Partitë politike po e zhgënjejnë edhe në këto zgjedhje qytetarin, nga i cili po kërkojnë votë për të qeverisur një mandat të ri me vendin.

Kështu tha për “Kosova Sot Online”, njohësi i përvojave disa vjeçare të proceseve elektorale në Kosovë, ish anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani.

Sipas tij, një praktikë e egër e debatit të pa kulturuar që po instalohet edhe në këtë fushatë zgjedhore, tregon më së miri se këto parti politike nuk kanë se çfarë i ofrojnë qytetarit si alternativë të mirë për qeverisje, prandaj gjatë ballafaqimit mes vete, nuk kanë forca argumenti për alternativë, por kalojnë në çështje personale deri në shprehje e fyerje banale.

“Në mungesë të ideve, programeve dhe të njohurive se si të ndryshojnë shtetin dhe jetën në të mirë të qytetarit, po ndodhin më shume përplasje verbale e personale ne debate, se sa që po zbardhen ide progresive e premtuese. Pra, debatet janë muhabete ad hok, pa program, ka individ që flasin nga përvoja e tyre personale e që nuk kanë vizion të partisë për fushën e caktuar, pra individ që merren me fushat e flasin për vizionin personal të tyre”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanitë gjithçka është improvizim, pasi gati të gjitha këto parti politike nuk kanë fare program, madje nuk kanë as individ të fushës për të shpalosur ide a program përkatës që i duhet qeverisjes s vendit.

“Prandaj shohim shpesh edhe skena debatesh me njerëz që belbëzojnë dhe që dalin në para medieve e përpëliten, struken e nuk din çka të thonë por vetëm e shtyjnë kohën derisa të ju kalon minutazhi i përcaktuar për diskutim. Për këtë arsye këto zgjedhje nuk arsyetojnë asgjë , janë thjeshtë zgjedhje sa për sy e faqe dhe për të nxjerr një qeveri të dobët dhe të përkohshme të shtetit”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ndryshim kualitativ në politikë, sipas Burjanit nuk do të ketë derisa nuk ndodhë një reformë e thellë zgjedhore, e cila e ndryshon këtë sistem rrënjësit, duke krijuar mënyrë tjetër të përfaqësimit.

“Kosova urgjentisht duhet të ndryshoj sistemin zgjedhor në gjysmë mazhoritar se në këtë shtet ka shumë cirk, një parti hyn në listën e një partie të madhe dhe pastaj i kalojnë për shembull dy deputet a tre dhe e kushtëzon me poste ministrore ky lloj trafikimi jo demokratik i vullnetit të qytetarëve po i kushton popullit”, përfundoi Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)