Përleshje në Fushë Kosovë, njëri goditet me gyp metalik

  • 29 September 2019 - 13:29
Përleshje në Fushë Kosovë, njëri goditet me gyp metalik

Viktima në spital Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka ndodhur edhe një rrahje duke u involvuar edhe dy djemtë e njërit prej të dyshuarve që kanë pasur mosmarrëveshje. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Fushë Kosovë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor.

“Viktima është sulmuar fizikisht duke u goditur nga i dyshuari me një gyp metalik dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari i ka dëmtuar edhe derën e automjetit.

(Kosova Sot Online)