Daut Haradinaj: Vushtrria rreshtohet 100 % shtet dhe me AAK’në

  • 29 September 2019 - 14:35
Daut Haradinaj: Vushtrria rreshtohet 100 % shtet dhe me AAK’në

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, në kuadër të fushatës zgjedhore sot ka vizituar fshatin Mihaliq të Vushtrrisë. Nga aty ai ka thënë se koncepti 100 për qind shtet po gjenë mbështëtje të madhe në Vushtrri

Haradinaj ka shkruar në Facebook se zona e Artakollit të Vushtrrisë në të kaluarën ishte e rreshtuar 100 për qind në luftën për liri, ndërsa tani po rreshtohet për 100 për qind shtet.

“Zona e Artakollit dje ishte rreshtuar 100% me luftën për liri, sot po rreshtohet për 100% shtet. Sot në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë, pata nderin të bashkëbisedoj me shumë banorë të kësaj ane. Bujaria e këtij fshati dhe pritja që na u bë sot është motiv për neve”, ka shkruar Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

(Kosova Sot Online)