Zyrtarët shëtitën me vetura zyrtare edhe në vikend

  • 29 September 2019 - 14:47
Zyrtarët shëtitën me vetura zyrtare edhe në vikend

Nuk po ia prishë qejfin vetës as në vikend. Një zyrtar i shtetit me veturë zyrtarë është parë të shtunën në magjistralen Kamenicë-Gjilan.

Pavarësisht publikimit të vazhdueshëm të fotove të ndryshme të zyrtarëve shtetëror ku janë parë duke u shëtitur me vetura zyrtare, ende askush për këtë gjë nuk merr ndonjë hap.

Një lexuesi i medias ka dërguar video ku shihet një veturë zyrtare në ditë vikendi

Kjo gjë dëshmon edhe njëherë se zyrtarët po e shfrytëzojnë veturat edhe për dalje të tyre private.

(Kosova Sot Online)