Shpëtohen 500 burra e djem në Nigeri, po mbaheshin në kushte të tmerrshme

  • 29 September 2019 - 14:49
Shpëtohen 500 burra e djem në Nigeri, po mbaheshin në kushte të tmerrshme

Një person i mbijetuar i një qendre të ndalimit në Nigeri, e cila u bastis nga policia, tha se qëndrimi në këtë vend ishte njësoj si qëndrimi në zjarrin e ferrit.

“Nëse falesh, ata të rrahin. Nëse mundohesh të mësosh, ata të rrahin”, tha Isa Ibrahim, 29 vjeç, i cili po mbahej u ngujuar në këtë vend.

Rreth 500 djem dhe burra u shpëtuan nga kjo ndërtesë në Kaduna. Ndërtesa përdorej si shkollë islame dhe organ korrektues.

Sidoqoftë, policia e Nigerisë tha se ajo ishte vend i skllavërisë, sepse shumë njerëz mbaheshin të lidhur me zinxhirë.

Autoritetet thonë se disa prej viktimave ishin të torturuar dhe të abuzuar seksualisht.

Familjet e varfra në rajonin me shumicë myslimane nuk kanë mundësi t’i dërgojnë fëmijët në shkolla të zakonshme, ndërsa një pjesë tjetër e popullsisë i dërgon fëmijët në shkolla me kushte të dobëta.

Lidhur me këtë rast, policia i ka arrestuar shtatë persona, përfshirë disa mësues, ndërsa qeveria nigeriane është zotuar se do të zhvillojë hetime edhe në shkolla të tjera, shkruan “BBC”.

(Kosova Sot Online)