Lutfi Haziri: Fryma e fitores për LDK’në dhe Vjosën po konfirmohet edhe në Vushtrri

  • 29 September 2019 - 14:51
Lutfi Haziri: Fryma e fitores për LDK’në dhe Vjosën po konfirmohet edhe në Vushtrri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka thënë se më 6 tetor do të dalin të parët me Kryeministren e fuqishme Vjosa Osmani.

“Kanë me punu me Kushtetutë e Ligj. Ata që janë mësu me krye punë me SMS, me telefonata, me krye punë në forma tjera, ka ardhë koha me ju thënë boll më”, ka thënë Haziri, në tubimin e LDK’së në Vushtrri.

Ai ka thënë se LDK duhet të dalë fituese e madhe. Ka kërkuar punë më të madhe edhe sa para luftës.

“E kemi qëllimin e madh. Fryma e fitores është edhe në Vushtrri”, ka thënë Haziri.

(Kosova Sot Online)