Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit

  • 29 September 2019 - 15:22
Gjendet e vdekur gruaja e zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit

Që nga e enjtja e kësaj jave ishte raportuar e zhdukur një grua nga fshati Mushnikovë e Prizrenit. FSK’ja dhe policia ishin në kërkim të 69-vjeçares, ndërkaq sot ajo është gjetur e vdekur

Trupi i pajetë i B.GJ. nga Mushnikova është gjetur sot rreth orës 14:00 nga togu për kërkim në male i kompanisë së kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së  bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal.  

69-vjeçarja nga Mushnikova ishte raportuar e zhdukur që nga e enjtja e 26 shtatorit.

(Kosova Sot Online)