Aksident në Gllamnik, vetura godet çiklistin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

  • 29 September 2019 - 17:17
Aksident në Gllamnik, vetura godet çiklistin dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gllamnik të Podujevësm ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme ku vetura ka goditur çiklistin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë e ka konfirmuar për media zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Gllamnik të Podujevës. Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një biçikletë (automjeti ka ikur nga vendi i ngjarjes). Si pasojë e aksidentit, çiklisti ka marrë lëndime të lehta trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)