Ish agjenti i SHIK-ut zbulon sekretin: Ja pse shkuan Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli në New York

  • 29 September 2019 - 17:43
Ish agjenti i SHIK-ut zbulon sekretin: Ja pse shkuan Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli në New York

“Mos të harrojmë se sponzorizuesi më i madh i fillimit të tërheqjeve të njohjeve të shtetit të Kosovës nuk është Serbia apo Daçiçi me Vuçiçin por sponzorizues janë pikërisht Tandemi Thaçi-Pacolli, të cilët Kosovën e përfaqësojnë si një shtet që nuk mundë të jeton pa miratimin dhe bisedat me Serbinë, pa kumarin me shtetin fashist gjenicidial serb”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Duke e përcjell agjendën e takimeve që patën së fundi në SHBA, kreu i shtetit, Hashim Thaçi dhe Ministri i jashtëm , Behgjet Pacolli, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se ky qëndrim i tandemit Thaçi-Pacolli në New York, sa i takon interesit të shtetit të Kosovës, ishte i dështuar.

Miftari thotë se këtu ka ndodhur edhe një skandal tjetër sepse, sipas tij kjo dyshe, që është bërë e rrezikshme për Kosovën, po e rrënojnë diplomacinë dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, dhe po lobojnë kundër Kosovës, njëri për ndarje e tjetri për bizneset e veta, prandaj që të dy duhet të dalin para drejtësisë, të ndëshkohen e të largohen nga politika.

Image
Naim Miftari

“Nuk është aspak befasi, as rastësi e dështimit të radhës të tandemit pro serbo rus, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit. Këta atje kur shkojnë njëri, pra i pari i vendit Hashim Thaçi, shkon vetëm sa të duket kinse në OKB, si reklamë për qytetarët kosovar, por qëllimin e ka që ta takon Vuciçin fshehtas në lagjen ruse në New Jork. Hashim Thaçi e ka marr atje edhe Vlora Çitakun, sepse pas largimit të John Bolltonit kanë kërkuar ndihmë dhe njerëz se si të ju ndihmojnë për ta ndarë Kosovën. Ndërsa Behxhet Pacolli në OKB shkon më shumë ta përfaqësoj firmën e vetë duke përthirë lidhjet për të bërë biznes, sidomos me shtetet Afrikane që dikur e kishte krijuar lidhjen tek ato shtete me vëllamin e Sllobodan Millosheviqit, me ambasadorin serb në Moskë, me të cilin ju shisnin armë ruse që të luftonin ndër veti gjatë luftërave të viteve 80-90. Pas atyre shkatërrimeve tani atje shkon Behxhet Pacolli me firmën e tij dhe ju ndërton pallate e ndërtesa gjigante, po atyre shteteve të njëjta, duke i korruptuar disa ministra”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Prandaj duke shikuar vetëm këto interesa në dëm të shtetit të Kosovës, sipas Miftarit, po rrënohen raportet diplomatike të Kosovës me vendet tjera, dhe po rrezikohet seriozisht shteti i Kosovës, pasi këtë situatë po e shfrytëzon Serbia për tërheqjen e njohjeve nga shumë vende që janë të luhatshme sepse argatin kryesor po ia bëjnë Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli.

“Mos të harrojmë se sponzorizuesi më i madh i fillimit të tërheqjeve të njohjeve të shtetit të Kosovës nuk është Serbia apo Daçiçi me Vuçiçin por sponzorizues janë pikërisht Tandemi Thaqi&Pacolli, të cilët Kosovën e përfaqësojnë si një shtet që nuk mundë të jeton pa miratimin dhe bisedat me Serbinë, pa kumarin me shtetin fashist gjenicidial serb”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, të gjitha këto tradhti, veprime kundër shtetit, janë të mjaftueshme dhe argumente që duhet të shpërbejnë për largimin e presidentit nga pozita që i është besuar.

“Sa më herët që arrijmë këta njerëz për ti larguar nga politika, dhe për ti dërguar para gjykatës për tradhti, aq më mirë Kosova do ti ketë punët e veta. Mos të harrojmë se dy produktet konspirative, Thaçi dhe Pacolli, vijnë nga projekte të mirë menduara, dhe janë “prodhuar” nga fabrikat e UDB-së Serbe”, përfundoi Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)