Albin Kurti merr gruan dhe vajzën me vete në fushatë

  • 29 September 2019 - 18:28
Albin Kurti merr gruan dhe vajzën me vete në fushatë

Gjatë ditës së sotshme, kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Suharekës.

Ai në këtë tubim elektoral ka qenë i shoqëruar nga vajza e tij 5-vjeçe, Lea dhe bashkëshortja e tij Rita.

Gruaja e Kurtit po ashtu ka qenë krah tij edhe gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës.

Para qytetarëve kryetari i LVV ka mbajtur një fjalim, ku ka shpalosur programin qeverisës së partisë.

Tubimi është mbajtur në oborrin e njërës prej shkollave në qytetin e Suharekës.

(Kosova Sot Online)