Diva Adelina Ismaili: Mitrovicë, lumë ju që e keni Vjosën – por, ja u kemi marrë

  • 29 September 2019 - 19:26
Diva Adelina Ismaili: Mitrovicë, lumë ju që e keni Vjosën – por, ja u kemi marrë

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, sot ka performuar në tubimin që kandidatja për kryeministre nga LDK-ja Vjosa Osmani e ka mbajtur në Mitrovicë, shkuan gazeta "Kosova Sot Online".

E kur ajo është simbol i LDK-së, nuk ka se si të mos e këndojë këngën e saj ikonike “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”.

Image

Prej kur ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, Adelina Ismaili, e kishte shprehur publikisht mbështetjen e saj për LDK-në.

Së fundmi, ajo ka treguar sërish publikisht se e mbështetë Vjosa Osmanin, kandidaten e LDK-së për kryeministre.

Adelina, në fund të performancës së saj në Mitrovicë, ka treguar pse e përkrahë Vjosa Osmanin.

Image

“Pse Vjosa? Janë shumë arsye pse Vjosa. E para – unë jam kthyer nga Zvicra dhe fëmiu im sot jeton në Kosovë sepse Vjosa. E dyta – ndoshta, pse është e Mitrovicës. E treta – është e bukur. E katërta, ndoshta edhe më e rëndësishmja për mua – në jetën time ka qenë dhe mbetet politikanja që kurrë nuk më ka rrejtë dhe zhgënjyer edhe pse kurrë nuk jemi takuar”.

“Falemnderit që je. Mitrovicë, lum ju që e keni – por, ja u kemi marrë”.

Performancën e Adelina Ismailit mund ta ndiqni nga minuta e 40-të në videon e mëposhtme:

 

Live nga Mitrovica Beso 134

Posted by Vjosa R. Osmani on Sunday, September 29, 2019

(Kosova Sot Online)