Vjedhja e dy veturave dhe rrëmbimet nëpër lokale – për çka u arrestuan sot çifti në Fushë-Kosovë

  • 29 September 2019 - 20:01
Vjedhja e dy veturave dhe rrëmbimet nëpër lokale – për çka u arrestuan sot çifti në Fushë-Kosovë

Në Fushë-Kosovë janë vjedhur dy vetura vetëm në 10 ditët e fundit, e për këtë Policia i ka arrestuar një burrë e një grua, për të cilët media ka mësuar se janë çift.

Cifti të kapur sot dyshohet se kanë vjedhur dy vetura së fundmi, ndërsa emrat e tyre lidhen edhe me shumë vjedhje të tjera.

Në Policinë Rajonale të Prishtinës kanë thënë për media se personat e arrestuar përvec që dyshohen për vjedhjen e veturave, ka dyshime shtesë për ta.

 “Sot hetuesit policor te stacionit te Fushe Kosovës, të angazhuar në plan operativ në nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona te dyshuar (një femër dhe një mashkull) të cilët dyshohet se vetëm në dhjetëditëshin e fundit në qytetin e Fushë Kosovës, kanë kryer vjedhjen e dy veturave private si dhe kanë kryer edhe disa vjedhje tjera nëpër lokale të ndryshme në qytet”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, dy veturat e vjedhura janë gjetur tanimë dhe pritet të zbardhën katër raste të tjera të vjedhjeve ku dyshohet se janë përfshirë të arrestuarit.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga hetuesit policor është arrit që të gjenden të dy veturat e vjedhura dhe fillimisht të zbardhen edhe katër raste tjera te vjedhjeve, ne te cilat dyshohet te jene te perfshire po këta dy persona”

“Personat e dyshuar me vendim te Prokurorit kujdestar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë”, është thënë sot nga Policia.