AAK mban tubim madhështor në Istog

  • 29 September 2019 - 21:53
AAK mban tubim madhështor në Istog

Me këtë rast, për hapjen e fjalimit u përkujdes, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, i cili lavdëroi qeverisjen e kryeministrit Haradinaj, ku ndër të tjerash ka thënë se për këto dy vite morën veprime konkrete si formimi i ushtrisë së Kosovës, vendosja e taksës 100%, ruajtja e tërsisë territoriale, dhe ligji për pagat etj.

Sipas Berishës, Kosova ka nevojë për progres, për zhvillimi ekonomik,  andaj i ftoi qytetarët e Istogut të dalin me 6 tetor dhe të votojnë për 100%

Ndërkaq, i nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj  u prit me shumë entuziazëm jo vetëm nga lider partie, por edhe nga simpatizantë e përkrahës të shumtë në Istog.

“Ai përve tjerash ka folur edhe për procesin e dialogut të udhëhequr nga Federica Mogherini, të cilin e ka quajtur të rrezikshëm. Ka qenë shumë me rëndësi me e ndalë dialogun e zonjës Mogherini, jo me e marre unë por me e ndalë atë dialog. Ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparent dhe me rreziqe për Kosovën” u shpreh Haradinaj

Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatë për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Donika Kadaj-Bujupi, Gani Dreshaj e Visar Ymeri.

Sot, si asnjëherë më parë, Istogu është i bashkuar për konceptin 100%  Kosovë që me votë masive me 6 tetor, do ta vulosë fitoren e koalicionit AAk-PSD me numrin 119, dhe thirren Bekën 44.

(Kosova Sot Online)