Reagimi i Dardan Molliqajt pas videos: Sulmojnë të parët dhe ikin vrap

  • 29 September 2019 - 22:06
Reagimi i Dardan Molliqajt pas videos: Sulmojnë të parët dhe ikin vrap

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi u publikua video e rrahjes me Haki Abazin.

Në videon e publikuar sot, shihen pamjet e rrahjes që ka ndodhur pas emision tri javë më parë mes Dardan Molliqajt, shoqëruesit të tij dhe Haki Abazit të VV’së.

Në video shihet qartë gjithçka, Molliqaj VV’në dhe Televizionin 7 për ‘konspiracion’, ndonëse është e paqartë se për cka e ka fjalën.

Ndërkaq ai thotë për kundërshtarin e tij nga VV’ja se e ka sulmuar vetë i paari dhe pastaj ka ikur vrap.  

Shkrimi i plotë i Molliqajt:

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.

Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.

Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.

Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.

Luftoj për atë që besoj.

(Kosova Sot Online)