Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur

  • 29 September 2019 - 23:06
Këtë detaj nga përleshja Abazi – Molliqaj nuk e keni vërejtur

Pas rrahje së kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit, çanta të cilën e barte Haki Abazi i mbeti në dorë Molliqajt.

Në përleshje e sipër mes Abazit dhe Molliqajt, çanta kaloi në pronësi të këtij të fundit ku edhe i mbeti në dorë. Krejt në fund, pasi Abazi u largua nga vendngjarja, Molliqaj drejtohet të largohet nga objekti me çantën e Abazit në dorë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në  emision, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e kolegjit, teksa po dilnin nga studioja ku po trasmetohej, ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë duke kërkuar të merren masa ndaj dhunuesve dhe mashtruesve e madje edhe kërkoi arrestimin e Molliqajt.

Ndërsa vet Molliqaj tha “Sulmojnë të parët dhe ikin vrap”

Image

(Kosova Sot Online)