Kurti: Peja qytet që nuk pranon nënshtrim, tash duhet të çlirohet nga krimi i organizuar

  • 29 September 2019 - 23:11
Kurti: Peja qytet që nuk pranon nënshtrim, tash duhet të çlirohet nga krimi i organizuar

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur fushatë zgjedhore në qytetin e Pejës. Në këtë tubim ka mbajutr një fjalim edhe lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti.

“Këto zgjedhje nuk janë thjesht edhe një palë zgjedhje, por janë referendum, se a do të kemi një shtet i cili dorëzohet para kapjes së tij, apo më në fund fillon çlirimin e tij së brendshmi”, ka shkruar Kurti në faqen e tij në Facebook.

“Peja është qytet i kryengritjes e i rezistencës ndaj padrejtësive, qytet që nuk pranon nënshtrim e as sundim. Por për fatin e keq, çlirimi nga okupatorët e jashtëm u zëvendësua me sundimin nga oligarkët përbrenda. Prandaj sot të gjithë jemi bërë bashkë dhe shumë. Prandaj erdhi dita që Peja dhe gjithë Kosova të çlirohen për herë të dytë. Kësaj radhe nga krimi i organizuar dhe korrupsioni i lartë, për shkak të së cilit emigruan pas shpalljes së pavarësisë edhe më shumë të rinj sesa gjatë okupimit të viteve ’90”

Ky është postimi i plotë i tij:

 

Këto zgjedhje nuk janë thjesht edhe një palë zgjedhje, por janë referendum, se a do të kemi një shtet i cili dorëzohet...

Posted by Albin Kurti on Sunday, September 29, 2019

(Kosova Sot Online)