Zyrtarëve të Serbisë u ndalohet fushata në Kosovë: 3 zëvendësit e Djuricit i zë Policia në Kosovë

  • 30 September 2019 - 07:55
Zyrtarëve të Serbisë u ndalohet fushata në Kosovë: 3 zëvendësit e Djuricit i zë Policia në Kosovë

Zyrtarët serbë si Marko Djuric dhe tre zëvendësit e tij, Damian Jovic, Dusan Kozarev dhe Petar Petkovic nuk po ju lejohet të hyjnë në Kosovë

Zyrtarët serbë nuk mund dhe nuk do të lejohen të hyjnë në Kosovë që të bëjnë fushatë me ‘Lista Srpska’, ata po ndalohen nga autoritetet kosovare.

Të shtunën në Jarinje u ndal Damian Jovic, atij nuk ju lejua hyrja dhe u detyrua që të kthehet për në Serbi.

Pas tij, të premten u ndalua edhe Dusan Kozarev në dalje të Ranillugit, ku ishte duke shkuar përgjatë rrugës për në Artanë (Novobërdë).

Policia e Kosovës ndaloi Kozarevin dhe dëboi për në Serbi përmes pikës kufitare në Dheu i Bardhë-Konçul.

“Na ndalën në dalje të Ranillugut, përgjatë rrugës për në Novobërdë, ishin disa makina policore dhe e kishin marrë seriozisht këtë punë dhe ishin të gatshëm në eskalim apo incident, kjo krejt u dok se me regji e bën, na rrethuan dhe na thanë që për 5 minuta ta lëshojnë Kosovën duke thënë se e kanë urdhrin nga lartë dhe na përcjellën deri në kufirin me Konçul”, tha Kozarev, transmeton media.

Po ashtu edhe Petar Petkovic u ndalua në Obiliq, ku ju kërkua që të largohet nga shteti i Kosovës ose do të arrestohet nga Policia.

“Kam marrë vërejtje se nëse shkoj në shtabin zgjedhor të Listes Serbe në Plemetin do të arrestohem”, tha Petkovic.