Paralajmërimi i rëndë, ky është alarmi serioz për Kosovën

  • 30 September 2019 - 12:16
Paralajmërimi i rëndë, ky është alarmi serioz për Kosovën

“Nuk e di edhe çka duhet të ndodhë tjetër, edhe sa skandale të tjera duhet të zbulohen, të kësaj natyre në drejtësinë Kosovare, për ta bindur këtë klasë politike që mos të luaj me fatin e shtetit dhe të qytetarëve, por pa vonesë, që në vitin e parë të mandate të ri qeverisë, të fillohet dhe të zbatohet ligji I VETTING-ut, nën mbikëqyrjen e rreptë të amerikanëve dhe BE-së”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Të gjitha raportet e deritanishme të organizatave të ndryshme, që janë marr me monitorimin e gjyqësorit të Kosovës, kanë alarmuar për nivelin e lartë të korrupsionit në këtë shtyllë të shtetit.

Deri para pak kohësh flitej shumë kinse po krijohet vetëm percepcion dhe dyshim te qytetarët për këtë njollë të zezë ndaj drejtësisë kosovare, por njohësit e kësaj fushe thonë se kapja e dy rasteve të fundit, të zyrtarëve të gjykatave në Pejë dhe në Skenderaj, Salih Berishës dhe Rafet Ismailit, flasin më së miri për të vërtetën dhe nivelin e korrupsionit në gjyqësor që tani po zbardhet me prova.

Sipas analistit, Florim Zeqa sado që është pozitive kapja e rasteve të tilla dhe bërja publike, ky është edhe një alarm serioz për nivelin e lartë të krimit në drejtësi, sepse këtaoraste flasin për vetë produktin që e ka ndërtuar klasa politike e korruptuar, e që ai produkt është drejtësia e korruptuar dhe e kontrolluar nga politika.

Image
Florim Zeqa

“Përderisa politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar kosovar vazhdojnë fushatën mashtruese zgjedhore, produktet e tyre në sistemin e drejtësisë po dalin në sipërfaqe, duke u zbardhur dhe kapur fillet e krimit të organizuara në gjyqësorin e kriminalizuar të Kosovës. Skandalet në gjykata kosovare nuk ka të ndalur. Pas skandalit në gjykatën e Pejës, gjegjësisht të arrestimit të gjyqtarit të krimeve të rënda në Gjykatën e Pejës, Sali Berisha, radha i erdhi Gjykatës Themelore të Skenderajt, ku Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka konfirmuar se është arrestuar gjykatësi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, Rafet Ismajli, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kurse bashkë me të, është arrestuar edhe një zyrtar policor, i dyshuar për marrje të ryshfetit. Që të dy zyrtarët dyshohen për tri vepra penale të korrupsionit dhe atë për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”. Ky është alarm serioz për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Zeqës, mjaftojnë vetëm edhe këto dy raste të kapjes së zyrtarëve të gjykatave në flagrancë, të dyshuar për korrupsion, në mënyrë që të arsyetohet nevoja hartimit pa vonesë dhe me prioritet nga qeveria e re të ligjit Vetting.

“Nuk e di edhe çka duhet të ndodhë tjetër, edhe sa skandale të tjera duhet të zbulohen, të kësaj natyre në drejtësinë Kosovare, për ta bindur këtë klasë politike që mos të luaj me fatin e shtetit dhe të qytetarëve, por pa vonesë, që në vitin e parë të mandate të ri qeverisë, të fillohet dhe të zbatohet ligji i VETTING-ut, nën mbikëqyrjen e rreptë të amerikanëve dhe BE-së”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

E për të pasur një qeveri e cila e merr këtë veprim, Zeqa thotë se qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mos i votojnë ata që janë të përfshirë në vepra të kundërligjshme, që kanë lidhje me krimin e korrupsionin, sepse për ta bërë Vetingun kërkohet një qeveri me njerëz me duar të pastra.

“Paraprakisht qytetarët e vendit më 6 tetor e kanë një mundësi të mirë që ta ndëshkojnë me votë këtë klasë kusarësh politikë që po luajnë me fatin e shtetit dhe qytetarëve. Pasi politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore, elektorati e ka shansin historik që t'i largoi me votë abuzuesit e pushtetit dhe nënshkruesit e marrëveshjeve të dëmshme për vendin,që të gjithë këta në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur edhe me korrupsionin dhe krimin e organizuar në gjykatat tona”, përfundoi Zeqa për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)