Operacion nga deti e toka, policia greke në kërkim të trafikantëve shqiptarë, zbulohen sasi të mëdha droge

  • 30 shtator 2019 - 13:38
Operacion nga deti e toka, policia greke në kërkim të trafikantëve shqiptarë, zbulohen sasi të mëdha droge

Operacion i madh detar ne Greqi. Mediat fqinje raportojne se forca te shumta nga deti e toka po kontrollojne ishullin e Skopelou ne zonen e Sporadhes. 

Ne operacion jane perfshire skafe nga deti dhe forca nga toka me ndihmen e qenve antidroge per kapjen, sic thuhet, te nje sasie te madhe lende narkotike.

Nuk dihet nese operacioni ka lidhje me kapjen e dy gomoneve 5 ditet e fundit ne Greqi.

Drejt ishullit Skopelou nisen forca ajrore dhe njesia amfibe e policise greke. Dyshohet se ne ishull vec lendeve narkotike, ndodhen edhe trafikante shqiptare te droges, te fshehur pas operacionit detar per goditjen e nje rrjeti te trafikut te droges Shqiperi-Greqi-Turqi.

Ishulli ne fjale ndodhet ne Detin Egje, perballe Turqise.

(Kosova Sot Online)