E zbulon profesori i njohur: Këto janë mashtrimet skandaloze të Behgjet Pacollit

  • 30 September 2019 - 14:29
E zbulon profesori i njohur: Këto janë mashtrimet skandaloze të Behgjet Pacollit

“Politikanët realisht nuk hynë në politikë për të përfituar nga qytetarët, por që të iu shërbejnë qytetarëve, por n Kosovë po përfitojnë njerëzit që thonë se merren me politik e realisht janë apo kanë qenë më herët kategori sociale e në politikë janë për të fituar dhe manipuluar me buxhetin e popullit”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politikë në vend, të cilët e kanë përcjellë të kaluarën politike të biznesmenit Behgjet Pacolli, që nga ditët e para të hyrjes në politikën e pas luftës në Kosovë, konsiderojnë se interesi i tij parësor është biznesi, kurse politiken po e shfrytëzon si mbulesë dhe mjet përfitimi në biznes, edhe pse Pacolli vazhdimisht po e thotë gjatë fushatave elektorale, se nuk është qëllimi i tij i angazhimit në politikë përfitimi material.

E këtë të pa vërtetë e kanë konstatuar vazhdimisht njohësit zhvillimeve politike në vend, të cilët, në rastet kur e tepron Pacolli më deklarimet e tij të pa vërteta, thonë se ai po gënjen.

Analistët thonë se edhe qytetari më i pa informuar politikisht, e ka kuptuar me kohë se si po gënjen dhe mashtron publikisht Behgjet Pacolli, duke deklaruar se nuk ka përfituar asgjë nga Kosova, derisa dihet mirëfilli se është politikan, mbase edhe i vetmi, që ka përfituar tender milionësh nga Qeveria e Kosovës, dhe që publikisht e ka bërë të qartë synimin e tij për përfitimin e një tenderi tjetër qindra milionësh nga shteti, e tani në prag të zgjedhjeve parlamentare shprehet se nuk ka përfituar asgjë nga shteti.

Kjo mënyrë manipulimi, sipas analistëve politikë, është edhe një fyerje e ulët që iu bëhet qytetarëve të Kosovës nga biznesmeni politikan Behgjet Pacolli, kur i madh e i vogël e dinë fare mire se Hoteli “Sviss Diamond Prishtina”, që është pronë e Pacollit, ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, duke organizuar pritje shtetërore dhe evente të ndryshme, që janë organizuar nga institucionet e ndryshme vendore, pastaj Pacolli ka përfituar miliona euro nga buxheti i Kosovës, përmes kompanisë së ndërtimeve “Mabetex” e shume miliona te tjerë. 

Madje, vetëm një projekt të ndarë në vitin 2008, nga qeveria e Kosovës, kjo kompani, kishte marrë hiç më pak se 14 milionë e 694 mijë euro.

Sipas analistit politik, Blerim Burjani, angazhimi i Pacollit në politikë, gjithsesi qëllimin e ka pasur dhe e ka te përfitimi në biznes, dhe asgjë më tepër, sepse kështu është edhe mentaliteti i politikës kosovare në përgjithësi.

Image
Blerim Burjani

“Politikanët realisht nuk hynë në politikë për të përfituar nga qytetarët por që të iu shërbejnë qytetarëve, por në Kosovë po përfitojnë njerëzit që thonë se merren me politikë e realisht janë apo kanë qenë më herët kategori sociale e në politikë janë për të fituar dhe manipuluar me buxhetin e popullit”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, nëse Pacollit i duket që nuk ka fituar asgjë materialisht, ai megjithatë ka fituar famë, ka fituar reputacion vendor dhe ndërkombëtar, kinse si politikan i Kosovës.

“ Dhe këtë reputacion e ka materializuar përsëri në biznes. Ai pikërisht këtë rol që ka në politikë mundë ta shfrytëzoj për qëllime biznesi. Behgjeti e ka ndreq imazhin e tij personal, përderisa në vitet 2000 askush nuk dëshironte të merrej me të”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, kthimi i Pacollit për të jetuar në Kosovë , sado që është dukur hap pozitiv, megjithatë ai nuk ka arritur të përfitoj edhe aq nga procesi i privatizimit, sikur që ka synuar ngase dihet mirëfilli që ende i ka disa konteste gjyqësore për të cilat nuk ka marr përgjigje.

“Politika në Kosovë është mjet i ekzistencës. Nëse nuk je mirë me politikën, më mirë është me lëshua shtetin sepse Kosova kontrollohet nga politikan të zorit dhe anlfabet që kanë mbërri për ta kontrolluar shtetin dhe çdo gjë që quhet publike”, përfundoi Burjani për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)