Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar

  • 30 September 2019 - 14:50
Aksident i rëndë në Mitrovicë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës ku një veturë ka rënë në humnerë. Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar

Rastin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Mund të konfirmoj se kemi informatën për një aksident trafiku me persona të lënduar, por ende nuk kemi detaje më shumë”, ka thënë Zahiti.

Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe ambulanca.

(Kosova Sot Online)