Gruaja arratiset nga policia, ua vjedhë veturën – Ky është reagimi i forcave të rendit

  • 30 September 2019 - 16:34
Gruaja arratiset nga policia, ua vjedhë veturën – Ky është reagimi i forcave të rendit

Një grua, e cila u arrestua pasi vodhi dyqane, hoqi prangat nga duart pasi u fut në veturë të policisë.

Toscha Sponsler shfrytëzoi zonën ndarëse të veturës, e destinuar për pastrim të ajrit, për t’i larguar duart nga prangat në makinën e policisë.

Më pas, ngjarja pason tek më e keqja: Sponsler ia del disi për të dalë në ulësen e shoferit, me qëllim që ta grabisë atë që t’iu ikë forcave të rendit.

Pavarësisht tentimeve të shumta për t’i ikur – vozitje 160 kilometra në orë – policia arriti ta arrestojë gruan në fjalë.

Ndiqeni videon për ta parë aksionin në fjalë.


(Kosova Sot Online)