E moshuara shqiptare hidhet nga kati i katërt i banesës

  • 30 September 2019 - 16:47
E moshuara shqiptare hidhet nga kati i katërt i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, ku një e moshuar është hedhur nga lartësia duke ndërruar jetë në vend.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mahmut Fortuzi” ku sipas policisë për shkak të kushteve të rënda psikologjike, e moshuara 92 vjeçare është hedhur nga banesa e saj nga kati i katërt.


Rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasja H. R., 92 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


(Kosova Sot Online)