Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali, “kapoja” ishte një shtetas serb

  • 30 September 2019 - 16:48
Goditet banda e grabitësve shqiptarë në Itali, “kapoja” ishte një shtetas serb

Vidhnin prej kohësh dhe ishin anëtarë të një bande të strukturuar kriminale me shef një shtetas nga Serbia.

Policia italiane ka vënë në pranga 9 persona, 4 prej të cilëve shqiptarë. Vjedhjet e bandës ku kishte shqiptarë, italianë dhe serbë janë kryer në një sërë vendesh në Borgo Chiese por edhe në qytetin e Brescia-s. Banda grabiste më së shumti qendra tregtare dhe makina. 13 vjedhje në qendra tregtare dhe 7 vjedhje makinash janë zbardhur deri më tani nga policia, e cila hetimet për grupin i nisi që vitin e kaluar. Nga kalkulimet rezulton se nga vjedhjet e bëra, shqiptarët dhe kapobanda serb kanë arritur të përfitojnë mbi 100 mijë euro.

Të arrestuarit:

Endri Çaushaj, i lindur në vitin 1986

Ardian Muça, lindur në vitin 1980

Migen Capatina, i lindur në3 vitin 1989

Bledar Bashmeta, i lindur në vitin 1978

Besart Mehmeti, i lindur në vitin 1985

Marco Ramunno, i lindur në vitin 1987

Lorenzo Macall, i lindur në vitin 1991.


(Kosova Sot Online)