Alarmi për Kosovën: Ja nga kush vie rreziku i ndarjes...

  • 30 September 2019 - 18:33
Alarmi për Kosovën: Ja nga kush vie rreziku i ndarjes...

“Ndaj duke pasur parasysh faktin se rreziku për ndarje Kosovës i vije nga brenda dhe vet presidenti i saj kuisling Hashim Thaçi, megjithëse në krye të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, është zgjedhur spanjolli Josep Borell, një shtet që ende se ka njohur Kosovën, pas qëndrimit të shprehur publik të Spanjës kundër ndarjes së Kosovës dhe këshillave nga shteti gjerman drejtuar Borellit, besoj se ai nuk do të veprojë kundër qëndrimit të shtetit të vet dhe përcaktimit të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës ", tha Qarri për "Kosova Sot Online".

Josep Borell, ministër i Punëve të Jashtme në Spanjë, tashmë do të marrë postin e Përfaqësuesit të lartë në Bashkimin Evropian, dhe rrjedhimisht do të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa, në një analizë të publikuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme (DGAP), janë dhënë disa pika udhëzuese që Borell duhet të ndjek në raport me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këshilla e parë nga DGAP për Borellin është që ai të dërgojë një mesazh të qartë drejt Gjermanisë, Francës dhe faktorëve tjerë kyç, që ai do ta ketë prioritet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe që t’i bëjë bisedimet e ardhshme që do të ndodhin të jenë më transparente.

Kjo pasi që sipas DGAP, nën drejtimin e Federica Mogherinit, nuk ka pasur shumë transparencë.

E lidhur me këtë temë, për "Kosova Sot Online" foli analisti politik, Gani Qarri, sipas të cilit rreziku për ndarjen e Kosovës nuk vie më nga jashtë, por nga brenda.

Image
Gani Qarri

"Dhe vet i pari i shtetit të saj, kuislingu Hashim Thaçi, Kosova nuk duhet të shohë më vetëm kush po vie në krye të BE-s, dhe postet më të larta të saj, por të bëjë shumë më tepër kujdes me emërimin e përfaqësuesve të vet, që kuislingu Hashim Thaçi të mos jetë më ai që do të udhëheq edhe bisedimet e ardhshme me Serbinë, në mënyrë që të shpëtoj nga ndarja dhe shuarja e shtetësisë", tha Qarru për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja kryesore, që Mogherini nuk u gjykua asnjëherë për idenë e ndarjes.

"Sepse as nuk ishte ide e saj, por u kritikua nga Gjermania dhe shtetet tjera evropiane vetëm për jostransparencë dhe moszbulimin e tendencës makabre të dyshes anti-Kosovë, Thaçi Vuçiq, për aventurën e trishtë që u propozua nga vet presidenti i pështirë kuisling i Kosovës Hashim Thaçi. Ndaj megjithëse Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, do të marrë postin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian e sipas të gjitha gjasave, ai do të jetë edhe ndërmjetësues në dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa vet Spanja është deklaruar publikisht kundër ndarjes së vendit tonë, besoj se as Borell nuk paraqet rrezik për Kosovën, edhe nëse Bashkimi Evropian nuk do të emërojë ndonjë Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor", shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Tutje, Qarri shtoi se në analizën e publikuar nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme (DGAP), janë dhënë edhe disa pika udhëzuese, të cilat Borell duhet të ndjek në raport me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Kjo pasi që sipas DGAP nën drejtimin e Federica Mogherinit, nuk ka pasur shumë transparencë ndaj në këshillën që bëhet nga DGAP për Borellin, kërkohet transparencë në bisedimet Kosovë- Serbi, në mënyrë që të dihet se për çfarë po bisedohet dhe të mos mund të përsëritet më koha e Mogherinit. Ndaj duke pasur parasysh faktin se rreziku për ndarje Kosovës i vie nga brenda dhe vet presidenti i saj kuisling Hashim Thaçi, megjithëse në krye të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, është zgjedhur spanjolli Josep Borell, një shtet që ende se ka njohur Kosovën, pas qëndrimit të shprehur publik të Spanjës kundër ndarjes së Kosovës dhe këshillave nga shteti gjerman drejtuar Borellit, besoj se ai nuk do të veprojë kundër qëndrimit të shtetit të vet dhe përcaktimit të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës, fakt i cili bënë, që Kosovës t’i shkëlqej sërish një grim fat në fatkeqësi dhe emërimi i spanjollit Josep Borell në vend të Federica Mogherinit, të mos përbëjë problem për Kosovën", përfundoi Qarri për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)