Paralajmërimi: Ky është rreziku i ri për Kosovën, vendi drejt izolimit...

  • 01 October 2019 - 07:33
Paralajmërimi: Ky është rreziku i ri për Kosovën, vendi drejt izolimit...

“Kjo qasje popullsite e mashtruese e partive politike vetëm mundë ta qoj vendin drejtë izolimit dhe shkëputjes së bashkëpunimit me shumë mekanizma të rëndësishme relevant ndërkombëtar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Një nga pikat më të theksuara për të cilat po flitet shumë e po bëhet zhurmë në këtë fushatë zgjedhore, është fusha e zhvillimit ekonomik.

Image
Dardan Grapci

Analistët dhe ekspertët e kësaj fushe, duke parë qasjen e partive politike me premtimet ë tyre nga ekonomia, vlerësojnë se programet e partive politike janë në pikën zero.

Madje, me këtë mentalitet të vrapimit në garë se kush çfarë rritje ekonomike do t’i jep vendit nëse vjen në pushtet ky apo subjekti tjetër politik, analistët e kësaj fushe theksojnë se këto parti e kanë humbur tërësisht konceptin real të mundshëm të zhvillimit ekonomik. Premtimet e tyre shkojnë përtej parametrave të mundshëm të cilët janë paparë edhe nga mekanizmat këshillues e monitorues ndërkombëtar, bien ndesh edhe me dinamikën e paraparë nga FMN-ja dhe si të tilla, për ekspertët e ekonomisë janë vetëm fjalë në erë për të përfituar votën.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Dardan Grapcit, zotimet e partive politikë në këtë fushë janë më shumë se skandaloze për nga përmasat e përpjekjes për mashtrim, pasi “programet” e tyre për këtë plan shkojnë nga 6 deri në 9 e 10 për qind të parashikimit të rritje ekonomike.

“Kjo është edhe një mënyrë tjetër e talljes me qytetarin, është dëshmi besnike që tregon se asnjë parti politike nuk ka të angazhuar ekspertizën profesionale për të planifikuar dhe zhvilluar vendin, mbi bazën e resurseve dhe kapaciteteve reale, edhe natyrore edhe njerëzore”, tha eksperti i fushës dardan Grapci për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Grapcit, partitë garuese në këto zgjedhje, jo vetëm që e kanë humbur konceptin, por edhe drejtimin e fushatës, duke bërë premtime thuajse të njëjta sikurse në zgjedhjet e kaluara.

“Secila provon t’i afrohet rivalit tjetër me premtime astronomike, që ju ngjajnë skenave tepër komike, por në fakt asnjëra nga premtimet e tilla asnjëherë nuk është realizuar as në të kaluarën prandaj po dalin shumë premtime qesharake këto para qytetarit. Premtimet e shumta nga partitë politike për rritjen e ekonomisë, rritjen e pensioneve etj, po shkojnë krejt në kundërshtim me mundësit dhe kapacitetet aktuale, afatshkurtra dhe afatmesme të zhvillimit real të vendit, po shkojnë madje këto premtim edhe jashtë kornizave të mundshme të parapara nga ana e FMN-së, për çka edhe FMN-ja ka reaguar ashpër në një prononcim rreth kësaj çështje, duke treguar se nuk do te mundë të jetë partnere e bashkëpunimit për premtimet e bëra pa baza dhe të pa realizueshme gjatë fushatës. Kjo qasje popullsite e mashtruese e partive politike vetëm mundë ta qoj vendin drejtë izolimit dhe shkëputjes së bashkëpunimit me shumë mekanizma të rëndësishme relevant ndërkombëtar”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci kërkon nga subjektet politike dhe kandidatët për kryeministër që të korrigjojnë premtimet e tyre në pjesën e dytë të fushatës, pasi kështu si janë duke vazhduar, janë duke irrituar edhe qytetarët, jo vetëm organizatat ndërkombëtarë që mbështesin Kosovën në fushën e zhvillimit ekonomik.

“Prandaj do të ishte mirë që partitë politike, sidomos kandidatët për Kryeministër të maten mire se çka po premtojnë dhe çka po flasin, sepse mundë të ndodhë që me këto premtimet e tepërta, jo vetëm të thellohet zhgënjimi i qytetarëve por të ngjallen pakënaqësitë e ndërkombëtare dhe të ndërpritet bashkëpunimi nga shumë organizata me peshë mbështetëse financiare e këshilluese. Edhe ekonomistët më të vegjël, që janë në fillet e mësimit të këtij profesioni, e dinë që Kosova nuk ka kapacitete dhe fonde të mjaftueshme për të parashikuar e zotuara avancime aq të mëdha, sepse këto premtime astronomike nuk janë gjë tjetër veç mashtrime të përkohshme elektorale për qëllime politike”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)