Eksperti i drejtësisë zbulon skemën: Kështu bashkëpunon drejtësia me politikën

  • 01 tetor 2019 - 07:44
Eksperti i drejtësisë zbulon skemën: Kështu bashkëpunon drejtësia me politikën

"Vullneti politik nuk duhet të jetë vetëm deklarativ por real dhe i sinqertë. Politika me "problemet" rreth korrupsionit merret vetëm në kohë fushate, deklarojnë dhe trumbetojnë se do të angazhohen dhe do veprojnë", tha Preteni për "Kosova Sot Online".

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë, është bërë mision pothuajse i pamundur. Analistët thonë se kjo ndodh pasi që pushtetarët e nivelit të lartë janë të lidhur me mafio-oligarkët dhe nëntokën kriminale , të cilët sipas analistëve, kanë instaluar një kastë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të vetënënshtruar që u japin llogari e përgjegjësi vetëm mafo-oligarkëve të politikës e pushtetit kriminal.

Image
Hasan Preteni

Sipas analistëve disa figura të larta gjyqësore kosovare, kanë deklaruar gjithmonë në fund të mandatit se ka paaftësi profesionale e jo kompetencë te policia dhe prokuroria si dhe gjykatat.

Analistët thonë se është qëllim i politikës që drejtësinë ta kenë në "xhep të vogël", dhe mundohen të kenë gjyqësor, policë servil e të shantazhuar dhe të inkriminuar, pasi sipas tyre, me këtë mënyrë vazhdojnë të kenë të kapur sistemin e drejtësisë tërësisht të degraduar dhe pa asnjë vlerë.

Njohësi dhe eksperti i fushës së drejtësisë, Hasan Preteni tha për “Kosova Sot Online” se misioni i luftimit të krimit dhe korrupsionit nuk është i pamundur, por nuk ka vullnet politik që kjo të ndodhë.

"Vullneti politik nuk duhet të jetë vetëm deklarativ por real dhe i sinqertë. Politika me "problemet" rreth korrupsionit merret vetëm në kohë fushate, deklarojnë dhe trumbetojnë se do të angazhohen dhe do veprojnë", tha Preteni për "Kosova Sot Online".

Sipas tij, menjëherë pas futjes nëpër kolltuqet e tyre, ata vazhdojnë me të vjetrën.

"Politika është interesuar që t’i bëjë kushtet e mira për prokurorë dhe gjyqtarë, kurse këta politikës po ja kthejnë me "të mirë" nuk po i ngacmojnë. Edhe atë jo që nuk po i hetojnë por edhe nëse ju vjen ndonjë informatë ose kallëzim penal kundër tyre ata nuk veprojnë por e denoncojnë informatorin", shtoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

Tutje, ai ka thënë prokurorët dhe gjyqtarët veprojnë mbrapsht, vetëm për t'i ruajtur benifitet, ngase, siç thotë ai, disa raste që EULEX-i aa përcjelli vendorëve, është parë se çfarë ndodhi me to.

"Prolongohen skajshmërisht me arsye edhe me banale. Ne një seancë nuk vjen prokurori,në tjetrën nuk vjen anëtari i trupit gjykues,një dite nuk vijnë të akuzuarit (sepse mbrohen në liri) të gjitha këto marifetllaqe bëhen në mënyrë te organizuar dhe me qellim,prolongim deri ne vjetërsim. Disa nga titullarët e institucioneve qendrore te gjykatave dhe prokurorive flasin vetëm pas marrjes se pensioneve jetësore", tha më tej Preteni për “Kosova Sot Online”.

Për fund, Preteni tha se në fund të mandatit, ata flasin e trumbetojnë për pengesat që i kanë pasur.

"Njeri prej tyre thoshte se 70% të provave prishen nga policia. E thoshte katër muaj pas përfundimit të mandatit. Po flasin edhe te tjerët por po harrojnë se :"Nuk ka trimëri pas betejës e as mençuri pas kuvendit".Situate e pa shprese me këta ne pushtet,është momenti qe te lëviz diçka,shansa është historike", përfundoi Preteni për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)