Në këto qytete do të bëjnë fushatë sot partitë politike

  • 01 October 2019 - 08:20
Në këto qytete do të bëjnë fushatë sot partitë politike

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli mban tubim me qytetarët e Komunës së Kamenicës ( Palestra e Sporteve, ora 15:30), pas këtij tubimi Veseli do të mbajë tubim me qytetarët e Gjilanit në Palestrën e Sporteve në ora 17:00. Veseli do të vazhdojë në Viti ku në ora 18:30 do të mbajë tubim në Shtëpinë e Kulturës. Kandidati i PDK-së për Kryeministër  do të zhvillojë më pas takim me ndërmarrës nga Komuna e Ferizajt në ora 20:30 në Restorant Ujëvara.

Kurse kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani mban takim me qytetarë në Istog. (Në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 15:30), më pas në orën 17:00, Osmani do të mbajë tubim në Sallën e sporteve “Karagaq”, në Pejë.

Ditën e sotme ajo do ta përfundojë me një takim në orën 19:00, në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë.

Koalicioni AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Viti. (Para Shtëpisë së Kulturës, ora 16:00), pas Vitisë ata do të mbajnë tubim në Gjilan në ora 18:00 në Parkun “Dardania” në lagjen Dardania. Pas Gjilanit AAK-PSD  mban tubim zgjedhor në Lipjan. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 19:30)

Partia Nisma mban tubim me qytetarë në Drenas. ( Salla e Kulturës, ora 16:00) e pas Lipjanit ata do të mbajnë tubim zgjedhor në Lipjan në Shtëpinë e Kulturës në ora 18:00. Njëkohëisht Nisma do të mbajë tubim në po të njejtën kohë me qytetarët e Fushë Kosovës në Sallën e Stacionit Hekurudhor.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në tubimin zgjedhor në Gjakovë. (Salla e sporteve “Shani Nushi”, ora 19.00).

(Kosova Sot Online)