Vdes një femër në QKUK: Policia ekzaminon banesën e saj

  • 01 October 2019 - 09:53
Vdes një femër në QKUK: Policia ekzaminon banesën e saj

Dje në Prishtinë një femër ka vdekur në QKUK, ku nga policia po cilësohet vdekje e dyshimtë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dje në Prishtinë ka vdekur një femër, derisa vdekjen e ka raportuar stafi i QKUK’së.

Lidhur me rastin nga njësitë policore është bërë ekzaminimi i banesës ku kishte banuar viktima.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 30.09.2019 – 07:30. Nga stafi mjekësor i QKUK-së është raportuar se viktima femër ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin nga njësitë policore është bërë ekzaminimi i banesës ku kishte banuar viktima, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

(Kosova Sot Online)