Me 3Z në qendër tregtare

  • 01 October 2019 - 10:42
Me 3Z në qendër tregtare

Pavarësisht publikimit të vazhdueshëm të fotove të ndryshme të zyrtarëve shtetëror ku janë parë duke u shëtitur me vetura zyrtare, ende askush për këtë gjë nuk merr ndonjë hap.

Një lexues i medias ka dërguar foto ku shihet një veturë zyrtare e parkuar para një qendre tregtare në qytetin e Lipjanit.

Kjo gjë dëshmon edhe njëherë se zyrtarët po e shfrytëzojnë veturat edhe për dalje të tyre private.

(Kosova Sot Online)