Rrahje në familje, arrestohet një person

  • 01 October 2019 - 10:46
Rrahje në familje, arrestohet një person

Të hënën në Fushë Kosovë dy anëtarë të një familjeje janë rrahur mes vete

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës ku njëri prej të dyshuarve është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht viktimën dhe ia ka thyer xhamin e veturës.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)