U aksidentua me motoçikletë: I riu kosovar gjendet në koma, familja kërkon ndihmë

  • 01 tetor 2019 - 10:50
U aksidentua me motoçikletë: I riu kosovar gjendet në koma, familja kërkon ndihmë

U aksidentua me motoçikletë: I riu kosovar gjendet në koma, familja kërkon ndihmë.

Bedri Kadrija është i riu kosovar i cili po kërkon mjete financiare pasi që një javë më parë u aksidentua me motoçikletë dhe si pasojë e këtij aksidenti ai ka mbetur në koma dhe i pa lëvizur

Mësohet se i riu kosovar gjendet në një ndër spitalet më të avancuara në Maqedoninë e Veriut dhe qëndrimi në ditë kushton nga 250 deri 300 euro.

Mjekët kanë bërë të ditur se shërimi i tij duhet të bëhet jashtë vendit, përkatësisht në vendet perëndimore dhe një rehabilitim i tillë, të riut kosovar po i kushton shumë.

Familja e tij deri më tani ka siguruar mjetet financiare vet, ndërsa tani kërkojnë ndihmë nga njerëzit vullnet mirë.

Përfaqësuesi i familjes, Rexhepi i cili është edhe vëllai i Bedriut ka publikuar numrin e tij për të gjithë ata që kanë dëshirë të ndihmojnë materialisht, pasi deri më tani nuk kanë hapur ende xhirollogari.

Bedri Kadriaj është baba i dy fëmijëve dhe është njohur si person i cili ka qenë i pasionuar pas motoçikletave.

(Kosova Sot Online)