Daçiç thotë se ka zbuluar planin e Macronit për çështjen e Kosovës dhe Serbisë

  • 01 October 2019 - 10:56
Daçiç thotë se ka zbuluar planin e Macronit për çështjen e Kosovës dhe Serbisë

Kryediplomati  Serbisë, Ivica Dacic i cili po vazhdon me fushatën e tij duke korruptuar me para vendet afrikane që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës, tani ka zbuluar porosinë e marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me çështjen e Kosovës.

Dacic tha se Macron i ka thënë atij në New York se do të përfshihet në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Macron më ka thënë që t’ia përcjelli mesazhin presidentit Aleksandar Vucic se do të bëjë të gjitha që i ka premtuar gjatë vizitës në Beograd dhe se vetëm është duke pritur përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe në mënyrë aktive të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Dacic.

Po ashtu Dacic është rikthyer mbrapa tek vizita e Macronit në Serbi duke thënë se atij i ka pëlqyer dhe i ka lënë përshtypje mikpritja nga serbët.

(Kosova Sot Online)