Pashk Buzhala: Bashkë drejt fitores së madhe të PDK-së

  • 01 October 2019 - 11:13
Pashk Buzhala: Bashkë drejt fitores së madhe të PDK-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Pashk Buzhala ka shprehur një falënderim të madh për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie, që morën pjesë në tubimin zgjedhor të PDK-së në Klinë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se simpatizantët dhe përkrahësit e shumtë të PDK-së, i detyruan kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashotën dhe kryeministrin e ardhshëm Kadri Veselin që t’i mbajnë dy takime dhe dy fjalime.

“Shkaku: Salla e Kulturës në Klinë ishte shumë e vogël për anëtarët, përkrahësit dhe për simpatizantët, dhe një numër i madh i tyre mbetën jashtë sallës! Faleminderit Klina ime! Falënderim i madh për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së! Bashkë drejt fitores së madhe të PDK-së, që do të ndodhë më 6 tetor! #KADRIVESELI #KRYEMINISTËR!”, shkruan Buzhala.

(Kosova Sot Online)