Abdixhiku: Stadiumi nacional kthehet në Prishtinë

  • 01 October 2019 - 11:33
Abdixhiku: Stadiumi nacional kthehet në Prishtinë

Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-se, thekson se sporti, e ne veçanti futbolli, është prioritet i Qeverisë se LDK-së. Jo vetëm si forme e promovimit te imazhit te vendit jashtë, por edhe si burim ekonomik i rëndësishëm për vendin, nga i cili burojnë kaq shumë talente.

Ne këtë drejtim, krahas rikthimit te Qendrës Nacionale te Sportit – qendër qe parasheh ndërtimin e Stadiumit Nacional, Pallatit Olimpik, Qendrës për Trajnim dhe Fakultetit te Kulturës Fizike – Abdixhiku thotë se Qeveria e LDK-se, do t’i ndërtojë edhe shtate stadiume regjionale.

Sipas Abdixhikut, te shtatë stadiumet do të jenë të kategorisë IV, të pranuara nga UEFA. Ato do të jenë të shpërndara në shtatë qendrat kryesore të vendit. Kostoja për secilin stadium do të jetë rreth 10 milion euro.

(Kosova Sot Online)