Tragjedi familjare: Vdes i biri brenda pak ditësh edhe babai, familja kosovare po përjeton shokun e radhës

  • 01 October 2019 - 12:41
Tragjedi familjare: Vdes i biri brenda pak ditësh edhe babai, familja kosovare po përjeton shokun e radhës

Dy tragjedi të rënda kanë goditur ditë më parë familjen Neziraj nga Dobidoli i Rahovecit të Kosovës, azilkërkues në Zvicër

Së pari, siç merr vesh medie nga burimet e afërta me familjen, më 21 shtator djali 20 vjeçar Lirim (Hamëz) Neziraj, i sëmurë nga epilepsia dhe autizmi, ka humbur jetën nën rrotët e trenit në Oerlikon të Cyrihut.

Qendra e azilit ku banonte familja Neziraj ishte shumë afër binarëve të trenit dhe ndër pikat e rralla ku nuk ka të vendosur ndonjë mburojë.

Nga pikëllimi për humbejn e të birit, vetëm pesë ditë më vonë pëson sulm në tru dhe vdes edhe i ati, Hamëz Neziriaj i lindur në vitin 1967, ish luftëtar i UÇK-së, veteran i luftës.

Tragjedia e rëndë e familjes Neziraj ka ngjallur dhembje dhe ndjenjën e solidaritetit të bashkatdhetarëve tanë me qëndrim në Zvicër.

Kështu, siç merr vesh medie pak pas ngjarjes është iniciuar një aksion për grumbullimin e mjeteve për dërgimin e kufomave për varrim, në vendlindje.

Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, pjesëtarët tjerë të familjes, nëna, një vajzë dhe një djalë, nuk lejohen të shkojnë në Kosovë për të marrë pjesë në varrim.

(Kosova Sot Online)