Krim i rëndë në familje, vëllai qëllon vëllanë me armë zjarri

  • 01 October 2019 - 14:42
Krim i rëndë në familje, vëllai qëllon vëllanë me armë zjarri

Një krim i rëndë në familje është regjistruar sot në Klos, ku vëllai ka qëlluar me armë zjarri vëllanë dhe për pasojë kanë mbetur të dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Xibër.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po shkon drejt vendngjarjes.

(Kosova Sot Online)